VIDEO/ I puth kokën edhe gjatë intervistës, një lojtar i Interit kishte parashikuar golin e Asllanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 21:25

VIDEO/ I puth kokën edhe gjatë intervistës, një lojtar i Interit kishte parashikuar golin e Asllanit

Kristjan Asllani shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interit këtë të hënë, duke e ndihmuar që të fitonte 2-1 ndaj Xhenoas. Një gol të cilin ai e priste prej shumë kohësh dhe të cilin ia kishte parashikuar me saktësi para ndeshjes një prej lojtarëve të tjerë zikaltër.

bandicam 2024-03-06 21-08-08-809

Duke folur për mediat pas ndeshjes, Asllani zbuloi se Marko Arnautoviç ia kishte parashikuar se do të tundte rrjetën në këtë duel. Pohim që ai e bëri ndërsa sulmuesi e ngacmonte gjatë intervistës, por në fund i puthi kokën mesfushorit shqiptar.

“Erdhi në dhomat e zhveshjeve para ndeshjes dhe më tha, është hera e parë që ma thotë, “sonte do të shënosh”. Pastaj më thirrën të gjithë të pankinës, pasi qeshim e tallemi, por miqtë më thanë që “nuk mundesh të mos festosh me pankinën”. Ndaj shkova atje”, shpjegoi Asllani para kamerave pse kishte festuar golin me Arnautoviç dhe pjesën tjetër të lojtarëve të pankinës.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"