VIDEO/ Goli në minutën e parë nderon Vllazninë, mund Kukësin që gabon penallti me “Panenka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2024 | 0:04

VIDEO/ Goli në minutën e parë nderon Vllazninë, mund Kukësin që gabon penallti me “Panenka”

Vllaznia ka fituar në ndeshjen e parë të vitit 2024, teksa ka mundur në shtëpi Kukësin me rezultatin 1-0 për fitoren e katërt radhazi në kampionat.

bandicam 2024-01-14 17-42-04-476

Shkodranët gjetën shpejt golin, pas pak sekondash lojë kur Gruda mposhti Tafas me një aksion të shpejtë në qendër. Më pas, shkodranët u mbrojtën me shumë kujdes, duke mos lejuar verilindorët që t’i afrohen shumë herë portës së Qarrit. Miqtë krijuan më shumë raste dhe kishin mundësinë e artë të barazonin shifrat me penalltinë e Rashitit, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë.

Ndaj në fund, Vllaznisë i mjaftoi ai gol i minutës së parë për të siguruar fitoren e radhës në kampionat dhe për të blinduar më shumë pozitën e saj në klasifikim.

VLLAZNIA-KUKËSI 1-0
1′ Gruda

NGJARJET KRYESORE.

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të vendasve

90’+3’ I sapofuturi Delaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull.

90’+2’ Gruda i lë vendin në fushë Delajt në radhët e Vllaznisë.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

90’ Fejzaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Malës.

89’ Gruda niset me shpejtësi drejt portës, Zhongo e mbyll mirë e pastaj është Tafas i cili kontrollon sferën. (VIDEO)

88’ Çoba i lë vendin në fushë Dodajt në minutat e fundit.

87’ Beshiraj nga e majta krijon hapësirën për të gjuajtur në portë, diagonalja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të vendasve.

81’ Beshiraj merr vendin e Alvesh te Kukësi.

79’ Çoba niset në të djathtën dhe hyn në zonë ku rrëzohet pas një kontakti me Zhongon. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

78’ Balaj niset në kundërsulm në të djathtën dhe shfaqet para Tafas, i cili e ndal në mënyrë perfekte. Aksioni bëhet i palvefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

77’ Kukësi vazhdon të sulmojë, duke mbajtur topin në gjysmëfushën e Vllaznisë, por në këto minuta nuk ka gjuajtje që mund të vendosin në vështirësi Qarrin.

72’ Tafas shpëton Kukësin nga goli i dytë, teksa ndal me këmbë një gjuajtje nga brenda zonës të Grudës. (VIDEO)

71’ Sala merr vendin e Boshnjakut në radhët e Vllaznisë.

70’ Rashiti ka mundësinë që të gjuajë drejt portës, por nuk gjen katërkëndorin me tentativën e tij.

67’ Pas goditjes nga këndi, Stojanoviç me kokë tenton portën, pa shumë forcë duke mos shqetësuar Tafas.

66’ Smajli nga e djathta nis një pasim të mirë në qendër, por Zhongo largon sferën para se të devijohej nga ndonjë futbollist i shkodranëve.

63’ Nica çudit me lëvizjen e radhës duke larguar nga fusha e lojës Hilajn të futur pak minuta më parë, për t’i bërë vend Talentos.

58’ Balaj ndëshkohet me karton të verdhë.

52’ Salami tenton nga e djathta të shkojë drejt zonës, Stojanoviç largon sferën në këndore.

46’ Hilaj merr vendin e Abarës në radhët e Kukësit në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin minimal 1-0 të Vllaznisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

41’ Rashiti gabon penalltinë, duke çuar topin mbi traversë me një “Panenka” që shkoi shumë keq. (VIDEO)

37’-39’ Penallti për Kukësin! Pusi prek topin me dorë në zonë dhe gjyqtari Alla bën shenjë që loja të vazhdojë, por më pas ai ftohet nga VAR të shohë pamjet dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

31’ Salami pason me thembër për Alvesh i cili gjuan nga e djathta, duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

28’ Salami mundohet të shënojë me një diagonale nga e djathta, duke mos gjetur rrjetën, aksioni bëhet i pavlefshëm nga një pozicion jashtë loje. (VIDEO)

27’ Tjetër mundësi e artë për Kukësin, me Alvesh i cili shfaqet i vetëm në zonë, por gjuajtja e tij përfundon në duart e Qarrit. (VIDEO)

24’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Balaj i cili provon me një kthesë, me sferën e cila përfundon shumë larg portën. (VIDEO)

20’ Krymi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Zhongos.

17’ Harkim nga e djathta në zonën e shkodranëve, Rashiti gjuan me kokë por nuk gjen portën e Qarrit. (VIDEO)

12’ Balaj tenton të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, Tafas përgjigjet i vëmendshëm duke bllokuar gjuajtjen drejt katërkëndorit.

5’ Shkodranët lëvizin topin me qetë, duke u munduar që të shfrytëzojnë hapësirat në prapavijën e Kukësit, i orientuar tashmë drejt sulmit për të kërkuar shpejt barazimin.

1’ GOOOL VLLAZNIA! Top i gjatë nga thellësia për Grudën i cili i vetëm para Tafas nuk gabon duke tundur rrjetën. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Çoba, Gruda, Balaj.
Trajner: Qatip Osmani

KUKËSI: Tafas, Reçi, Zhongo, Fejzaj, Abara, Lleshi, Zenunaj, Da Mota, Alvesh, Salami, Rashiti.
Trajner: Stavri Nica

WhatsApp Image 2024-01-14 at 4.53.23 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"