VIDEO/ Goli me fanellën e Shalkes, futbollisti shqiptar shënon në ndeshjen që u ndërpre për shkak të kaosit në tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2023 | 23:01

VIDEO/ Goli me fanellën e Shalkes, futbollisti shqiptar shënon në ndeshjen që u ndërpre për shkak të kaosit në tribuna

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Blendi Idrizi, ka shënuar gol në fitoren 2-0 të Shalkes ndaj Hansa Rostokut, duel ky i vlefshëm për javën e 16-t në Bundesligën e dytë gjermane. Më shumë se goli i Idrizit dhe paraqitja e lojtarëve në fushë, bujë bëri sjellja e tifozëve në tribuna. 

IDRIZIII

Në minutën e 38-të, kur rezultati ishte 0:0, ndeshja u ndërpre dhe arbitri Nikolas Uinter u kërkoi lojtarëve nga të dy skuadrat që të shkonin në dhomat e zhveshjes.  

Kishte tym e fishekzjarrë rreth tribunës ku ishin të vendosur lojtarët e ekipit mysafir. Sipas mediave gjermane, ka pasur përleshje mes tifozëve të dy skuadrave. Përleshja ka ndodhur në zonën që ndante tifozët.  Për Idrizin ky ishte goli i parë për këtë sezon me fanellën e Shalkes.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"