“Çudira” te klubi shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Duro largohet tri javë para fundit të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 15:59

“Çudira” te klubi shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Duro largohet tri javë para fundit të kampionatit

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Strugës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Mesa duket humbja e djeshme në transfertën me Tikves i ka kushtuar pankinën Duros. Aktualisht Struga ndodhet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Shkëndijën dhe Shkupin.

duro

POSTIMI I PLOTË

FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.

Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"