Rikthehet Liga e Europës/ Leverkusen sfidon në “Olimpiko” Romën e De Rosit, Marseja pret Atalantën e Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 9:09

Rikthehet Liga e Europës/ Leverkusen sfidon në “Olimpiko” Romën e De Rosit, Marseja pret Atalantën e Gjimshitit

Sonte në orën 21:00 do të luhen dy gjysmëfinalet e vlefshme për Ligën e Europës.rhtuj

Roma do të presë Bajer Leverkusenin, skuadrën e pamposhtur deri tani këtë sezon. Verdhekuqtë e De Rosit do kërkojnë të bëjnë atë që se ka arritur asnjë skuadër deri tani, ndërsa ekipi i Çabi Alonsos për të marrë një fitore në stadiumin “Olimpiko”.

Nga ana tjetër Marseja do të presë Atalantën e Gjimshitit. Francezët do të përballen me bergamaskët të cilët eliminuan Liverpulin në çerekfinale.

NDESHJET E SOTME

ROMA-BAJER LEVERKUSEN ORA 21:00

MARSEJA-ATALANTA ORA 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"