Abdullahu në qendër të merkatos, Tirana kërkon shumë para për portierin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2024 | 22:37

Abdullahu në qendër të merkatos, Tirana kërkon shumë para për portierin

Portieri Mustafë Abdullahu është në qendër të merkatos dhe është folur për një ofertë, por Tirana kërkon një shumë të caktuar parash.

1698168965_mustafabdullahu

Gardiani u ble te Besa për 50 mijë euro. Paraqitjet e Leon Kozit në portën e Tiranës e kanë vënë në qendër të vëmendjes së merkatos. Janë disa ekipe të interesuara për portierin që tani është titullar, por që nuk do të lëshohet lehtë nga Tirana. Abdullahu ka luajtur 13 takime në 1170 minuta, ndërkohë që vlera është 300 mijë euro.

LARGIMET – Gjashtë lojtarë iu larguan Tiranës në janar. Florent Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose rreth gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit. Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv. Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi në fund të 2023-it blerjen e sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. Klubi Tirana përfitoi nga ky transferim 300 mijë euro neto. Gjithashtu, bardheblutë mbajtën edhe 10% të kartonit në rast shitjeje të lojtarit që iku në janar nga Shqipëria. U largua nga skuadra edhe Ardit Hila, por falas. Për Kainën, Tirana kanë marrë 78 mijë euro. Doka solli 100 mijë euro, ndërsa Qefalija 50 mijë euro. Ballhysa ishte lojtari i fundit që u dha lamtumirën bardhebluve. Në këtë moment që flasim, Tirana është në luftë me kohën për rinovimin e kontratave. Në këtë moment që flasim, te bardheblutë janë tetë titullarë në ajër. Të gjithë këtyre futbollistëve u mbaron kontrata në 30 qershor 2024 dhe duhet të marrin një zgjidhje nëse do të rinovojnë kontratat apo jo. Dhe janë të gjithë titullarët e skuadrës dhe lojtarët kryesorë të ekipit, që nëse nuk mbahen dëmtojnë rëndë bardheblutë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"