VIDEO/ Goli i parë në kampionat, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” me skuadrën e Serisë C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 20:19

VIDEO/ Goli i parë në kampionat, sulmuesi shqiptar e bën “sefte” me skuadrën e Serisë C

Zhbllokohet më në fund Eljon Toçi! Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Pro Sestos në Serinë C. 21-vjeçari shënoi golin e barazimit ndaj Albinolefes në transfertë në duelin që përfundoi me shifrat 1-1. 

bandicam 2024-03-23 20-14-10-519

Toçit iu deshën plot 10 ndeshje për t’u zhbllokuar teksa tashmë shpreson që të vijojë ecurinë pozitive të gjetjes së golit. Sulmuesi shqiptar u bashkua me Pro Seston në merkaton e janarit nga skuadra e Sestri Levantes, që militonte po në Serinë C.

bandicam 2024-03-23 20-14-02-368

Vlen të theksohet fakti se 21-vjeçari është i huazuar nga skuadra e Fiorentinës, klubi që disponon edhe kartonin e sulmuesit, i cili ishte një ndër më të spikaturit te moshat e Fiorentinës, ku mbante dhe shiritin e kapitenit.  

GOLI I TOÇIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"