VIDEO/ Goli i parë me fanellën e skuadrës së re, ish-sulmuesi i Kukësit shënon në derbin e Sllovenisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2022 | 20:10

VIDEO/ Goli i parë me fanellën e skuadrës së re, ish-sulmuesi i Kukësit shënon në derbin e Sllovenisë

Ish-sulmuesi i Kukësit, Mirlind Daku ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e kampionëve të Murës në Slloveni.

Daku

Një gol special ky për Dakun, që u shënua në derbin ndaj Olimpija Lubjanës, që përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të skuadrës së sulmuesit nga Gjilani i Kosovës.

24-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 8-të, pas një aksioni model. Goli i parë i Dakut me fanellën e Murës, erdhi në ndeshjen e tij të 6-të, me skuadrën e re.


Sulmuesi po luan si i huzar nga Osijeku te ekipi slloven. Për sa i përket renditjes Mura mban vendin e katërt me 40 pikë, nëntë më pak se lideri Maribor. Koper zë vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Olimpija ka 45 pikë.

Vlen të theksohet se Daku ishte pjesë e Kukësit, në sezoni 2019-2020, por pa arritur të lërë shumë gjurmë. Verilindorët asokohe drejtoheshin nga Shpëtim Duro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"