VIDEO/ Gol i anuluar, 3 penallti dhe 2 kartonë të kuq, Jorgji protagonist absolut në ndeshjen e çmendur. Shikoni rastet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:58

VIDEO/ Gol i anuluar, 3 penallti dhe 2 kartonë të kuq, Jorgji protagonist absolut në ndeshjen e çmendur. Shikoni rastet

Arbitri shqiptar Enea Jorgji, ishte protagonisti kryesor në fitoren e çmendur të armenëve të Ararat ndaj skuadrës së Fola nga Luksenburgu. Dy kartonë të kuq, 3 penallti, dy prej të cilave në shtesë dhe një gol i anuluar për Folan në minutën e 71’ të japin bind jen e plotë që gjyqtari shqiptar me stemën e FIFA-s ishte protagonisti në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Europës.

Enea Jorgji, Ararat

Ajo që duhej të ishte një ndeshje normale, nuk rezultoi e tillë për 4 arbitrat shqiptarë. Kujtojmë se Jorgji ishte kryesor, Denis Rexha dhe Dojando Myftari anësorë, ndërsa i katërt Kreshnik Cjapi. Takimi ka qenë shumë i luftuar dhe deri në minutën e 91-të ishin miqtë luksemburgas ata që udhëhiqnin me rezultatin 3-1.

Jorgji u detyrua të nxjerrë kartonin e kuq që në minutën e 43-të të ndeshjes për lojtarin Zhunior të Araratit. Deri në atë moment takimi ishte i barabartë me rezultatin 1-1. Më pas miqtë shënuan edhe dy herë të tjera, ku një gol erdhi me penallti në minutën e 56′ dhe ky rezultat vazhdoi deri në minutën e 91-të të takimit. Jorgji në minutën e parë shtesë nxjerr me të kuq Pimentelin e Folës dhe akordon penallti për vendësit. Lima shënoi dhe rezultati shkoi 3-2.

bandicam 2020-09-17 18-20-54-138

Ndërkaq, tri minuta më pas, në të 94-ën, Jorgji akordon një tjetër penallti për vendësit që shndërrohet sërish në gol nga Lima dhe koha e rregullt mbyllet me rezultatin 3-3. Në kohën shtesë, në minutën e 113-të, armenët shënuan edhe golin e katërt. Protesta nga miqtë, por kualifikimin e siguroi Ararat.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni edhe rastet e ndeshjes:

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Enea Jorgji bën bujë në Ligën e Europës, jep 2 kartonë të kuq dhe akordon 2 penallti në minutat shtesë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"