Enea Jorgji bën bujë në Ligën e Europës, jep 2 kartonë të kuq dhe akordon 2 penallti në minutat shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 23:30

Enea Jorgji bën bujë në Ligën e Europës, jep 2 kartonë të kuq dhe akordon 2 penallti në minutat shtesë

Arbitri shqiptar me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji është caktuar të vendosë drejtësi në një nga takimet  në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

enea jorgjii

Ndeshja në të cilën ka vendosur drejtësi dje arbitri shqiptar, ishte ajo mes armenëve të Ararat dhe skuadrës nga Luksemburgu, Fola.

 

bandicam 2020-09-17 18-20-54-138

Gjyqtari shqiptar është bërë protagonisti kryesor i takimit dhe njëherazi makthi i skuadrës luksemburgase, pasi ajo ishte e kualifikuar deri në minutën e 91-të të ndeshjes, kur Jorgji akordoi dy penallti në minutat shtesë, respektivisht në 91’ dhe 94’.

Ndërkohë më herët, në minutën e 56-të Jorgji kishte akorduar një penallti për miqtë, që u shndërrua në gol nga Benasi.  Pra në total 3 penallti, por bujë padyshim bënë ato 2 në minutat e fundit për skuadrën armene.

Vështirësia

Ajo që duhej të ishte një ndeshje normale, nuk rezultoi e tillë për 4 arbitrat shqiptarë. Kujtojmë se Jorgji ishte kryesor, Denis Rexha dhe Dojando Myftari anësorë, ndërsa i katërt Kreshnik Cjapi. Takimi ka qenë shumë i luftuar dhe deri në minutën e 91-të ishin miqtë luksemburgas ata që udhëhiqnin me rezultatin 3-1. Jorgji u detyrua të nxjerrë kartonin e kuq që në minutën e 43-të të ndeshjes. Deri në atë moment takimi ishte i barabartë me rezultatin 1-1.

jorgji qq

Më pas miqtë shënuan edhe dy herë të tjera dhe ky rezultat vazhdoi deri në minutën e 91-të të takimit. Jorgji në minutën e parë shtesë nxjerr me të kuq Pimentelin e Folës dhe akordon penallti për vendësit. Lima shënoi dhe rezultati shkoi 3-2. Ndërkaq, tri minuta më pas, në të 94-ën, Jorgji akordon një tjetër penallti për vendësit që shndërrohet sërish në gol nga Lima dhe koha e rregullt mbyllet me rezultatin 3-3. Në kohën shtesë, në minutën e 113-të, armenët shënuan edhe golin e katërt. Protesta nga miqtë, por kualifikimin e siguroi Ararat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"