VIDEO/ Gol “alla Ronaldinjo”, ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës i magjeps të gjithë me realizimin spektakolar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 23:00

VIDEO/ Gol “alla Ronaldinjo”, ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës i magjeps të gjithë me realizimin spektakolar

Të gjithë e mbajnë mend golin ikonik të shënuar nga Ronaldinjo në vitin 2005 në duelin ndaj Çelsit të vlefshëm për Ligën e Kampionëve.

Një silurë të ngjashme ka realizuar ditën e sotme edhe ish-mesfushori i Partizanit dhe Tiranës, Engjëll Hoti, me fanellën e LKS Lodz në elitën e futbollit polak, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 3-1.  MixCollage-14-Apr-2024-02-13-PM-2764 Ishte minutan e 71-të, ku me një gjuajtje brilante nga vendi, në hyrje të zonës, Hoti e dërgoi topin në trekëndësh, duke magjepsur të gjithë të pranishmit, teksa ngriti shifrat në 3-1. Një realizim me të vërtet spektakolar, që të sjell në mendje lojtarë të klasit të lartë botërorë. Për më tepër shikoni videon:  

ŁKS Łódź [3]-1 Radomiak Radom – Engjëll Hoti 71′ (Polish Ekstraklasa) byu/4gjdtokurwa insoccer

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"