VIDEO/ Gjuajtje apo krosim? Shikoni supergolin e shënuar në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2021 | 9:51

VIDEO/ Gjuajtje apo krosim? Shikoni supergolin e shënuar në Kategorinë e Parë

Pogradeci barazoi në fundjavë me Tomorin, me rezultatin 2-2, në ndeshjen direkte për vendin e dytë në grupin B të Kategorisë së Parë.

Goli i Anesti Tako

Golin e dytë, liqenorët e shënuan në minutën e 93-të, teksa ishte Anesti Tako, që i dha 1 pikë shprese skuadrës së Abazajt.

Në fakt goli i shënuar nga Tako, ishte me të vërtetë spektakolar. Në të djathtë të fushës, futbollisti nis një top në zonë, me shpresën se ndonjë nga shokët e skuadrës do arrinte ta dërgonte në rrjetë.

Megjithatë për fatin e mirë të futbollistit të Pogradecit, topi merr një trajektore dhe shkon në fundin e rrjetës, duke vendosur kështu baraspeshën, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"