VIDEO / Gjithçka e thjeshtë për Bajernin, Borusia shkon përsëri në +6

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2022 | 20:05

VIDEO / Gjithçka e thjeshtë për Bajernin, Borusia shkon përsëri në +6

Bajern Mynih ka kthyer shumë shpejt në +6 pikë diferencën nga Borusia Dortmund që e ndjek në renditjen e Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman ka mundur me shifrat 4-1 ekipin e Herta Berlin, duke bërë të qartë se nuk ka ndër mend të ndalet në rrugëtimin drejt titullit të radhës.

bajern

Sfida mori sinjalin e qartë që do të shkonte sipas dëshirës së Bajernit që në pjesën e parë, të mbyllur me avantazh të dyfishtë falë golave të Toliso dhe Myler. Në pjesën e dytë pastaj ishin Sane e Gnabri që çuan në katër numrin e golave të shënuar. Vetëm në fund, ekipi vendas shënoi golin e nderit me anë të Ekelenkamp, duke vulosur rezultatin 1-4.


Kështu, Bajerni ngjitet në kuotën e 49 pikëve, me Borusian e cila është skuadra e vetme që mund të rivalizojë me të, por që ka 6 pikë diferencë, ndërsa Leverkuseni i vendit të tretë është 14 pikë larg.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"