VIDEO/ Gjimshiti protagonist, Atalanta mund Juventusin dhe kërcënon Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 19:58

VIDEO/ Gjimshiti protagonist, Atalanta mund Juventusin dhe kërcënon Interin

Juventusi ka humbur ndeshjen ndaj Atalantës në shtëpi me rezultatin minimal 0-1.  Një ndeshje të mirë zhvilloi Berat Gjimshiti, i cili dha asistin vendimtar për golin.

atalanta

Bardhezinjve iu duhej fitorja për tu afruar me zonën evropiane, ndërsa Atalanta për të thelluar diferencën me ndjekësit më të afërt. Ishte sulmuesi kolumbian Duvan Zapata që shënoi golin vendimtar të sfidës. 30 vjeçari mori një pasim shumë të bukur nga Gjimshiti dhe shënoi një gol të bukur.

Me këtë fitore Atalanta barazon Interin në renditje me 28 pikë të grumbulluara. Juventusi ndërkohë mbetet në vendin e 8 me 21 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"