VIDEO/ Gjashtë ndeshje radhazi që shënon, statistikat e frikshme të Rubin Hebajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 23:34

VIDEO/ Gjashtë ndeshje radhazi që shënon, statistikat e frikshme të Rubin Hebajt

Rubin Hebaj është shndërruar në një bomber të vërtet! Pas 7 golave në kampionatin uzbekistanas, sulmuesi shkodran, vijon të shënojë edhe në Kupë. Ditën e djeshme Hebaj, ka shënuar dopietë në triumfin 6-0 që skuadra e tij Andijan, arriti në shtëpi ndaj Olimpija FA. 

bandicam 2023-06-03 23-25-36-178

Sulmuesi shkodran tundi rrjetën në minutat 35 dhe 50, duke u shndërruar kështu në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e tij.  

Kujtojmë që në kampionat deri tani Hebaj ka shënuar 7 gola, në 5 ndeshje radhazi, duke qenë golashënuesi i dytë me i mire i kampionatit, si dhe 2 gola në Kupë, duke shkuar në total në kuotën e 9 golave në 6 ndeshje radhazi.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"