VIDEO/ Fulhem rikthehet tek fitorja, skuadra e Brojës mposht Totenhemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 20:25

VIDEO/ Fulhem rikthehet tek fitorja, skuadra e Brojës mposht Totenhemin

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për javën e 29-të në Premier Ligë.

hgj

Fulhemi i Armando Brojës ka mposhtur me rezultatin 3-0 Totenhemin.

Dueli u zhbllokua në minutën e 42′ nga Rodrigo Muniz (VIDEO) ndërsa në të 49′ Lukiç dyfishoi shifrat. (VIDEO) Ndeshja u vulos nga Muniz në të 61-ën i cili shënoi dygolësh. (VIDEO)

Vendasit shënuan edhe të katërtin më Palhinja por iu anulua për pozicion jashtë loje.

Bërnlej triumfoi me shifrat 2-1 kundër Brentfordit ndër Luton dhe Notingam ndanë pikët pas barazimit 1-1.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"