VIDEO/ “Florian Lata non-grata”, te Kukësi reklamojnë vendimet e gjyqtarit në sfidën ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 21:48

VIDEO/ “Florian Lata non-grata”, te Kukësi reklamojnë vendimet e gjyqtarit në sfidën ndaj Tiranës

Te Kukësi ndihet të vjedhur, pas duelit ndaj Tiranës, kur bardheblutë, fituan me përmbysje 2-3. Nëpërmjet një video të publikuar në faqen zyrtare, klubi verilindor, ka reklamuar të gjitha vendimet e gjyqtarit, që sipas tyre janë të gabuara dhe kanë dëmtuar skuadrën në këtë duel.  

bandicam 2024-02-03 13-33-59-064

Pretendimet nisin me një prekje të topit me dorë nga futbollistët e Tiranës, brenda zonës së tyre, për të vijuar më pas me goditjen e portierit kundërshtar ndaj futbollistit të Kukësit, ndërkohë video vijon me një pendim në zonë. Në klubin verilindor kanë bërë një paralelizëm me penalltinë e dhënë në duelin Teuta-Skënderbeu.  

Një tjetër rast i pretenduar është dhe ai i minutës së 14-të, ku sipas drejtuesve të Kukësit, lojtari i Tiranës, në rastin konkret Meta, humbet ekulibrin dhe shkakton faull, por arbitri sinjalizon faull në sulm. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"