KATEGORIA E PARË/ Mbyllet takimi në Ballsh, Bylisi triumfon kundër Flamurtarit (VIDEO)
Bylis fiton me shifrat 4-2 përballjen kundër Flamurtarit brenda në Ballsh, takim i vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë së Parë.
Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me një gol të Bathës dhe dukej sikur e kishin situatën nën kontrroll, deri sa portieri Teqja bën një gabim fatal dhe ndëshkohet me karton të kuq. Nuk do të vononte shumë dhe Bylisi do të gjente baraspeshën e përkohshme me Ruçin, deri sa 3 minuta më vonë Flamurtari të shënonte sërish duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi. Në të dytën vendasit hyjnë të karikuar në fushën e lojës duke shënuar 3 herë në portën e Oliveirës dhe kështu përmbysën rezultatin, duke e mbullur ndeshjen me shifrat 4-2.
Me këtë rezultat, Bylisi merr përkohësisht vendin e parë në renditje, duke pritur duelin e Elbasanit që do ta ketë në orën 18:00 përballë Vorës.
BYLIS-FLAMURTARI 4-2
27′ Ruçi, 48′ Abubakar, 52′ Akibu, 76′ Kibe / Batha 12′, 30′ Podrimcaku
GOLI I RUÇIT 1-1 (VIDEO)
GOLI I PODRIMCAKUT 1-2 (VIDEO)
GOLI I ABUBAKAR 2-2 (VIDEO)
GOLI I AKIBU 3-2 (VIDEO)
GOLI I KIBE 4-2 (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"