VIDEO/ Fitorja e parë në kampionat pas 5 muajsh, Kukësi mund mes polemikash Laçin dhe shpreson te mbijetesa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2024 | 23:35

VIDEO/ Fitorja e parë në kampionat pas 5 muajsh, Kukësi mund mes polemikash Laçin dhe shpreson te mbijetesa

Kukësi është rikthyer te fitorja në kampionat pas 5 muajsh, duke mundur në shtëpi Laçin me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

bandicam 2024-03-11 15-12-59-998

Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa kurbinasit pretenduan për dy penallti në pjesën e parë, por me gjyqtarin dhe VAR-in që nuk akorduan asnjë.

Pjesa e dytë nisi me gol nga ana e verilindorëve, me Beshirajn që shënoi në minutën e 52’, teksa më pas arritën të menaxhonin rezultatin.

Tensioni nuk mungoi nga ana e lojtarëve, që patën disa herë përplasje në fushën e lojës.

Kështu Kukësi vazhdon të jetë në vendin e fundit duke shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe duke shpresuar te mbijetesa. Nga ana tjetër Laçi vazhdon në vendin e 7-të me 30 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 1-0 LAÇI

Beshiraj 52′

NGJARJET KRYESORE:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Kukësit 1-0!

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

82′ Kryeziu provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

76′ Një moment tensioni ndodh në fushë, me lojtarët që përplasen me njëri-tjetri. (VIDEO)

75′ Trajneri i kurbinasve, Armando Cungu ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

74′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Reçi dhe në vendin e tij futet Duka.

73′ Qato ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

72′ Fejzaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ Zëvendësim te Laçi. Largohet Kurti dhe në vendin e tij futet Mjaki.

64′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet hasaj dhe në vendin e tij futet Fejzaj.

63′ Reçi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

58′ Paulo Silva shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Salamit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Dy zëvendësime te Laçi. Largohen Tresa dhe Manellari, në vendet e tyre futen Barjamaj dhe Myrta.

52′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Zhongo lë një top për Beshirajn, me këtë të fundit që e dërgon drejt rrjetës. (VIDEO)

51′ Salami hedh një top për Mingon, me këtë të fundit që provon me një gjuajtje fluturimthi që ndalet nga Dajsinani.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

45′ Mingo provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadratin e portës. (VIDEO)

38′-40′ Tresa godet në zonë dhe pengohet nga Selita, me kurbinasit që protestojnë për 11-metërsh. Pas konfirmimit nga VAR, gjyqtari la lojën të vazhdojë. (VIDEO)

34′ Zëvendësim i detyruar te Kukësi. largohet Lleshi dhe në vendin e tij futet Lamçe.

27′ Kurbinasit protestojnë për një prekje me dorë nga Selita, por gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)

15′ Lojë e ekuilibruar mes të dyja skuadrave, të cilat mbyllin hapësirat për kundërshtarin.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Selita, Zhongo, Lala, Reçi, Lleshi, Mingo, Salami, Hasaj, Beshiraj, Solodovnikov.

Trajner: Bledar Devolli

LAÇI: Dajsinani, Paulo Silva, Kurti, Dajko, Prodani, Manellari, Ujka, Kryeziu, Tresa, Sobouejll, Melo.

Trajner: Armando Cungu

465465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"