VIDEO/ Fitore me vuajtje, Lioni merr përkohësisht vendin e parë në Ligën 1. PSG-ja dhe Lilë s’duan të hedhin hap fals

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:33

VIDEO/ Fitore me vuajtje, Lioni merr përkohësisht vendin e parë në Ligën 1. PSG-ja dhe Lilë s’duan të hedhin hap fals

Lioni kthehet te fitorja në javën e 26-të të kampionatit francez. “Les Gones” mposhtën me rezultatin 2-3 Brestin duke arritur të ngjiten përkohësisht në vendin e parë të Ligës 1.
e498cac0f165497c902620da54adcdbfo2

Ekipi i drejtuar nga Rudi Garsia mund të rrezikonte të mos e fitonte sfidën teksa nga 3-0 në avantazh në pjesën e parë, Bresti e ngushtoi rezultatin në 2-3. Megjithatë, Lioni arriti ta mbronte fitoren dhe të largohej i qetë nga stadiumi “Francis- Le Blis”.

Lukas Paketa, Husem Auar, dhe Memfis vulosën triumfin e skuadrës së Lionit.

Lioni është në vendin e parë të kampionatit me pikë të barabarta me Lilën dhe një më shumë se PSG-ja, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak se Lioni.

FT| BREST-LION 2-3
Golashënuesit:
Shardone 53’, Kardona 74’/ Paketa 9’, Auar 29’, Depaj 44’

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"