VIDEO/ Fenomenal Muçolli! Talenti i Shpresave futet nga stoli dhe realizon dopietë për notën 10-të në Superligën daneze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 21:38

VIDEO/ Fenomenal Muçolli! Talenti i Shpresave futet nga stoli dhe realizon dopietë për notën 10-të në Superligën daneze

Arbnor Muçoli është një nga talentet më të spikatura të momentit në futbollin danez. Futbollisti i Kombëtares Shpresa, u zgjodh më i miri i sezonit nga klubi i Vejles, duke spikatur me golat dhe klasin e tij.

Mucolli

Edhe pse vetëm 21-vjeç, Muçolli, ishte një nga më të dalluarit te skuadra e tij, teksa jo më kot u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit.  Kujtojmë që Vejle militonte në Ligën e Dytë, ndërkohë që u ngjit në elitën e futbollit danez.

Muçolli zhvilloi sot ndeshjen e tij të parë në Superligë, teksa 10 minuta i mjaftuan për të gjetur rrugën e rrjetës. Shqiptari u hodh në fushë në të 76-tën duke zënë vendin e Jensen, teksa në të 86-tën, e dërgoi topin në cepin e rrjetës, me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke i siguruar 3 pikë të arta Vejles në sfidën ndaj Sonderjyske, që përfundoi me rezultatin 4-1.

bandicam 2020-09-20 21-34-08-184

21-vjeçari nuk u mjaftua me kaq, pasi në sekondat e fundit, me një lëvzje fenomenale brenda zonës, dhuroi spektakël, duke shënuar një gol për notën 10-të.

Nga stoli u aktivizua edhe mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, i cili ka lënë pas Koronavirusin, duke iu rikthyer formës optimale. Kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat për Vejlen që siguroi 3 pikët e para me shqiptarët në fushë. Kujtojmë që në sfidën e parë, si Muçolli ashtu dhe Ramadani nuk ishin të disponueshëm.

PANORAMASPORT.AL

 

LEXO EDHE: 

Tregoi një formë të shkëlqyer, mesfushori i Shpresave shpallet lojtari më i miri i sezonit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"