VIDEO/ Fantastik Gruda, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2024 | 17:29

VIDEO/ Fantastik Gruda, talenti shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e Bundesligës

Talenti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e Bundesligës me fanellën e Mainc, në triumfin 4-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Darmshtad.  

gruda festa goli

19-vjeçari ishte titullar në këtë përballje, teksa në minutën e 60-të shënoi golin e dytë të sfidës, pas asistit të Burkard. Ky ishte goli i dytë në këtë sezon për Grudën, i cili është aktivizuar 23 takime, si dhe ka regjistruar edhe 2 asiste.  

Vlen të theksohet fakti se Gruda momentalisht është pjesë e kombëtares U-21 të Gjermanisë, teksa drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, janë duke punuar për ta bindur 19-vjeçarin që në të ardhme të zgjedhë të veshë fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë. Një interesim special për Grudën ka shprehur edhe vetë trajneri Silvinjo, që duket se e ka në preferencat e tij talentin me origjinë nga Shkodra.


PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"