VIDEO/ Është aktivizuar 300 ndeshje në Serinë A, mesfushori me origjinë shqiptare shënon gol në ndeshjen e fundit në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 23:36

VIDEO/ Është aktivizuar 300 ndeshje në Serinë A, mesfushori me origjinë shqiptare shënon gol në ndeshjen e fundit në karrierë

Mesfushori me origjinë shqiptare, Përparim Hetemaj i Helsinkit, ka shënuar gol në ndeshjen e tij të fundit në karrierën si futbollist aktiv. 

hetemaj

Megjithatë, goli i Hetemajt nuk i ka mjaftuar skuadrës finlandeze që ta shmangë disfatën në transfertë ndaj PAOK-ut, në duelin që përfundoi me shifrat 4-2. 

Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin G, teksa Hetemaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën 90+2 nga pika e bardhe e penalltisë. Mesfushori 37-vjeçar u aktivizua në lojë si zëvendësues në minutën e 66-të. Kjo ishte ndeshja e fundit për të në karrierë.  

Shqiptari ka një CV tepër të pasur teksa përveç Helsinkit, është aktivizuar edhe te AEK-u, Apollon Kalamarias, Tuente, Bresha, Kievo, Benevento, Rexhina dhe e mbylli karrierën te Helsinki në Finlandë. 

Ka 300 ndeshje në Serie A të Italisë, me tetë gola e 19 asistime. Me Finlandën, Hetemaj arriti të regjistronte, 49 paraqitje dhe katër gola të shënuar. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"