VIDEO/ “Enea Jorgji, gjyqtari më i mirë në Shqipëri, herë herë edhe me vepra”, Qeqa Krelani ironizon gjyqtarin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 19:00

VIDEO/ “Enea Jorgji, gjyqtari më i mirë në Shqipëri, herë herë edhe me vepra”, Qeqa Krelani ironizon gjyqtarin shqiptar

Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, e ndjek me shumë interes kampionatin shqiptar.

Qaqa krelani

Ajo ka ndjekur ndeshjen e Tiranës me Bylisin, që u luajt dje dhe u mbyll me fitoren e bardhebluve (2-1) me golin e Ngosë në frymën e fundit.

Goli i anglezit solli shumë polemika dhe kontestime të ashpra të lojtarëve te Bylisit, ndaj arbitrit të kësaj sfide Enea Jorgjit.

Gazetarja në profilin e saj në “Instagram”, nuk e ka kursyer ironinë për Jorgjin, duke shkruar: “3 pikë shumë të rëndësishme për Tironën. Me titull Enea Jorgji – gjyqtari më i mirë në Shqipëri – herë herë edhe me vepra”.

“Enea Jorgjin e kemi arbitrin më të mirë shqiptar”, dëgjohet të thuhet në sfondin e kësaj videoje. Ndërkaq përgjigja vjen me të qeshur: “Domethënë kjo po mendon si i bie më i keqi”.

Qeqa Krelani on Vidnews.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"