VIDEO/ Dy gola për 4 minuta, Edon Zhegrova dhuron spektakël te Bazeli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 21:10

VIDEO/ Dy gola për 4 minuta, Edon Zhegrova dhuron spektakël te Bazeli

Talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, te skuadra e Bazelit, duke gjetur rrugën e rrjetës, 2 herë në harkun kohor të 4 minutave.

Zhegrova

22-vjeçari u aktivizua titullar, në përballjen ndaj Luzernit, teksa në minutën e 18-të, përmbysi shifrat në 1-2, me një gjuajtje të bukur brenda zonës.

Zhegrova nuk u mjaftua me kaq, teksa 4 minuta më vonë, më saktësisht në të 22-tën, pas një asist nga ana e Mendonkas, talenti shqiptar nuk fali brenda zonës, duke ngritur shifrat në 1-3. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës Luzern-Bazel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"