VIDEO/ Dy futbollistë shqiptarë të pranishëm, degjeneron në dhunë finalja e Kupës së Serisë C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 23:32

VIDEO/ Dy futbollistë shqiptarë të pranishëm, degjeneron në dhunë finalja e Kupës së Serisë C

Përplasje te ashpra u regjistruan mes tifozëve në ndeshjen Padova-Katania, finalja e parë e Kupës së Italisë në Serinë C, ku ishin të pranishëm edhe dy futbollistët shqiptarë, Ndoji dhe Haveri. 

wvlKCHtB

Gjatë pushim ka pasur dhunë mes tifozëve dhe për të rikthyer situatën nën kontroll është dashur ndërhyrja e forcave të rendit. 

Gjithçka ndodhi menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Një grup tifozësh të Katanias arritën të thyenin barrierat, u larguan nga sektori i mysafirëve dhe u drejtuan drejt tribunës ku ishin tifozët e Padovës, duke u përleshur me ta. 

GJDxE8lWkAAVOiY

Më pas tifozët “pushtuan” fushën me fishekzjarrë, tymuese dhe objekte si stola, teksa pamjet u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.   Pasi u rivendos normaliteti, skuadrat u lejuan të ktheheshin në fushë pas një pezullimi prej një çerek ore për të luajtur pjesën e dytë të ndeshjes në siguri të plotë. 

Akti i parë i finales përfundoi me rezultatin 2-1 për Padovën, ndërkohë që për sa i përket futbollistëve shqiptarë, Ndoji u aktivizua titullar, por më pas u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që Haveri e ndoqi duelin nga stoli.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"