VIDEO/ Dritë fund të tunelit, Dinamo merr 3 pikë jetike ndaj Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2020 | 22:55

VIDEO/ Dritë fund të tunelit, Dinamo merr 3 pikë jetike ndaj Burrelit

Dritë në fund të tunelit! Dinamo ka arritur një fitore të artë në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Burrelin, në ndeshjen e parë pas pezullimit afro 3 mujor për shkak të pandemisë së Koronavirusi.

 

bandicam 2020-06-06 18-30-39-840

Sulmuesi italian Ortolani ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 53-të, pas një gafe të mbrojtjes matjane, ndërkohë që në minutën e 74-t, Kolgega vulosi gjithçka me një suppergol nga distanca. Me këtë triumf skuadra kryeqytetase u ngjit në kuotën e 14 pikëve, ndërkohë që Burreli ngelet në kuotën e 24 pikëve, 10 më shumë se blutë.

FT DINAMO-BURRELI 2-0

Ortolani 53′, Kolgega 74′

74’ GOOOOOL DINAMO 2-0/ Fantastik Erald Kolgega, i cili shënon një supergol nga distanca me të djathtën, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës së Burrelit.

53’ GOOOOL DINAMO 1-0/ Gafë amatoreske në mbrojtje e Ngjelës, përfiton aty sulmuesi Ortolani, i cili nuk ka falur duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar në avantazh kryeqytetasit.  


45′ Një moment flagrant është regjistruar në fundit e pjesës së parë, ku futbollistët e Dinamos, pretendojnë për një prekje të topit me dorë, por nuk ishte i këtij mendimi gjyqtari Kreshnik Bajrami, i cili vazhdoi lojën, duke i dërguar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin e bardhë 0-0.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Dinamo5

burreli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"