VIDEO/ Dopietë e Selmanit, sulmuesi shqiptar bën heroin te skuadra e Ibrës dhe eliminon serbët nga… Liga e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 21:02

VIDEO/ Dopietë e Selmanit, sulmuesi shqiptar bën heroin te skuadra e Ibrës dhe eliminon serbët nga… Liga e Konferencës

Astrit Selmani është duke kaluar një moment fantastik me skuadrën e Hamarbit. Shqiptari i Kosovës, ishte protagonist mbrëmjen e sotme, duke realizuar dopietë, në triumfin 5-1 që skuadra e tij arriti në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, ndaj serbëve të Çukariçkit, duke siguruar një biletë për në “play-off”.

bandicam 2021-08-12 20-46-24-569

Serbët kishin triumfuar, me rezultatin 3-1 në sfidën e parë, teksa Hamarbi, skuadra në pronësi të Zllatan Ibrahimoviç, arriti të përmbyste gjithçka në sfidën e kthimit, falë edhe cilësive të Selmanit. Me dopietën e sotme, sulmuesi 24-vjeçar u ngjit në kuotën e 5 golave në Ligën e Konferencës, teksa më herët realizoi tripletë ndaj Mariborit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"