VIDEO/ Dopieta e Reteguit, Italia triumfon mes vuajtjesh në miqësoren ndaj Venezuelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 23:58

VIDEO/ Dopieta e Reteguit, Italia triumfon mes vuajtjesh në miqësoren ndaj Venezuelës

Italia mposhti mes vështirësive, 2-1 Venezuelën në testin miqësor të zhvilluar në SHBA. Të kaltrit e Spaletit iu falën dopietës së sulmuesit Retegui, në përballjen që rezultoi shumë e luftuar. 

retegui

Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-1, teksa në minutën e 3-të, Rondon shpërdoroi një 11-metërsh, e cila u ndal nga portieri Donaruma. 

Për të zhbllokuar sfidën duhet të shkonte minuta e 40-të, kur Retegui pas asistit të Kambiasos gjeti rrjetën, ndërkohë që festa e golit zgjati vetëm 3 minuta kur Maçis në minutën e 43-të shënoi golin e barazimit. 

Golin e fitores Italia e gjeti në minutën e 81-të me autor sërish Reteguin, i cili po konfirmohet si goleadori i momentit tek italianët. Vlen të theksohet se kombëtarja e kaltër, është në të njëjtin grup me Shqipërinë në Europian.  

GOLI I PARË I RETEGUI: VIDEO

GOLI I DYTË I RETEGUIT: VIDEO

GOLI I MAÇIS: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"