VIDEO/ Dominim me “poker”, Egnatia mposht Kukësin në transfertë dhe e zhyt në vendin e parafundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2024 | 23:57

VIDEO/ Dominim me “poker”, Egnatia mposht Kukësin në transfertë dhe e zhyt në vendin e parafundit

Kriza e rezultateve të Kukësit vazhdon, me verilindorët që kësaj radhe janë mposhtur me rezultatin 1-4 nga Egnatia në shtëpi, në sfidën hapëse të javës së 20-të të Superiores.

bandicam 2024-01-19 15-23-36-204

Malota, Fernando dhe Gjata ishin ata që vendosën sfidën që në pjesën e parë, me rrogozhinasit që gjetën tre herë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë verilindorët ishin më kërkues për të bërë mrekullinë, me Rashitin që gjeti rrjetën në minutën e 80’, por në të 89’ ishte radha edhe e Montengeros, me sulmuesin e sapoardhur që shënoi golin e parë me fanellën e rrogozhinasve.

Kështu Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 43 pikë, ndërsa Kukësin në vendin e parafundit me 19 pikë.

REZULTATI

KUKËSI 1-4 EGNATIA

80′ Rashiti / 12′ Malota, 30′ Fernando, 34′ Gjata, 89′ Montenegro

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren 1-4 të Egnatias!

90+3′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Malota dhe në vendin e tij futet Memolla.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ GOOOL EGNATIA 1-4/ Kundërsulm perfekt nga ana e Zhoel, me Montenegron që finalizon siç duhet pasi përplaset me portierin Tafas. (VIDEO)

83′ Zenulaj shkakton një ndëryhrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Ahmetaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ Dy zëvendësim te Egnatia. Largohen Fernando dhe Zejnullai, në vendet e tyre futen Mëllugja dhe Ahmetaj.

80′ GOOOL KUKËSI 1-3/ Rashiti lëviz bukur në zonë pas një gabimi nga ana e rrogozhinasve dhe e çon topin në rrjetë. (VIDEO)

75′ Reçi provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

73′ Rashiti provon hedh një krosim nga krahët, me topin që përplaset në shtyllë. (VIDEO)

72′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Murati dhe në vendin e tij futet Dragoshi.

71′ Dy zëvendësime te Egnatia. Largohet Ibrahimoglu dhe Gjata, në vendet e tyre Zhoel dhe Montenegro.

67’ Ibrahimoglu pason për Fernandon ky i fundit tenton të godasë, por bllokohet nga mbrojtja e Kukësit.

61’ Gjata ishte pranë golit të dytë personal, por ishte në pozicion të parregullt. (VIDEO)

59′ Felipe lë fushën e lojës, ka minuta për Hasaj.

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+5′ Mbyllet pjesa e parë.

45’+4′ Verilindorët pretendojnë sërish penallti pas një topi të Lamces të dërguar në shpatullën e Malotës (VIDEO)

45’+3’ Lleshi gjuan me të djathtën potente drejt portës por topi shkon mbi traversë (VIDEO)

45’+2’ Kukësi pretendon penallti pas rrëzimit të Rashitit në zonë, por arbitri vijon lojën (VIDEO)

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

37′ Largohen Nikolai dhe Salami, në lojë futen Lamçe dhe Mingo. Largohet dhe portieri Tafas dhe zëvendësohet nga Rroku.

34′ GOOOL EGNATIA 0-3/ Asist perfekt nga Ndreca, Gjata trefishon shifrat. (VIDEO)

33′ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

30′ GOOOL EGNATIA 0-2/ Fernando gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke e pritur Tafas, por topi rikthehet te brazilian dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

27’ Felipe ndërhyn ndaj Zejnullait në zonë, Egnatia fiton penallti. (VIDEO)(VIDEO)

19′ Kukësi kërkon penallti, por arbitri e sheh si të rregullt ndërhyrjen. (VIDEO)

18’ Zejnullai tenton të harkojë në zonë, por Zhongo largon rrezikun (VIDEO)

12′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Pas një harkimi nga goditja e këndit, Malota përfiton nga rrëmuja në zonë dhe zhbllokon duelin. (VIDEO)

7’ Minuta të qeta deri tani, të dyja skuadrat po lëvizin në fushë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Zenunaj, Zhongo, Reçi, Da Mota, Lleshi, Felipe, Murati, Rashiti, Salami, Nikolai

Trajneri: Stavri Nica

EGNATIA: Sherri, Malota, Dylis, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Ndreca, Ibrahimoglu, Gjata

Trajneri: Edlir Tetova

WhatsApp Image 2024-01-19 at 13.11.53

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"