Video / Debutim për t’u harruar i Prishtinës, pëson një thes me gola që në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2017 | 22:26

Video / Debutim për t’u harruar i Prishtinës, pëson një thes me gola që në pjesën e parë

Nëse Trepça ’89 tregoi një lojë shumë bindëse në debutimin në Ligën e Kampioneve dhe ka shanse për të vazhduar më tej në këtë turne, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Prishtinën në Ligën e Europës. Skuadra e cila siguroi biletën ndërkombëtare vetëm falë pamundësisë së Besës për të marrë pjesë për shkak se nuk siguroi licencën nga UEFA, u mund sot me shifrat 5-0 në fushën e Norrkoping, në një ndeshje të vendosur që në pjesën e parë.

prishtina

Edhe pse me lojtarë me shumë eksperiencë si Dallku, Curri apo Leci në përbërje, prapavija e Prishtinës la shumë për të dëshiruar në pjesën e parë duke pësuar gola të njëpasnjëshëm dhe duke rrezikuar të pësonte të tjerë sa herë që kundërshtarët dilnin në sulm.

Rezultati 5-0 për Norrkoping mbylli çdo diskutim që në fundin e pjesës së parë dhe tashmë duket se në takimin e kthimit në Mitrovicë, ekipi kosovar do të mendojë vetëm si të marrë një fitore për të kënaqur publikun, pasi çështja e kualifikimit duket e vendosur.

Norrkoping-Prishtina 5-0

10’ Moberg-Karlson, 23’ Anderson, 26’ Eliason, 31’, 40’ Holmberg

Norrkoping: Langer, Fjoluson, Vahlqvist (78’ Smith), Dagerstal, Johanson, Telo, Sjolund (64’ Thjorarinson), Eliason, Anderson, Holmberg (56’ Skrab), Moberg-Karlson.

Trajner: J. Gustafson

Prishtina: Muçiqi, Dallku, Curri, Leci, Maxhuni, Kelmendi, Boshnjaku, Krasniqi, Neziri, Abdul Basit, Mankenda.

Trajner: A. Thaçi

KV: Neziri

Gjyqtar: A. Golubevs (Austri)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"