VIDEO/ Bajerni i jep fund krizës, fiton në Bundesligë me 10 lojtarë dhe rimerr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2023 | 19:47

VIDEO/ Bajerni i jep fund krizës, fiton në Bundesligë me 10 lojtarë dhe rimerr kreun

Bajerni i ka dhënë fund krizës së rezultateve pasi kishte regjistruar 3 barazime në 3 ndeshjet e fundit në Bundesligë. Bavarezët i kanë rimarrë kreun Union Berlin falë fitores 4-2 në transfertë ndaj Volfsburg, në një sfidë që e mbyllën me 10 lojtarë.

f707Q9DrfAhQ1Ou

Fillimi i vrullshëm ishte ai që i dha qetësinë Bajernit pasi 2 gola të Koman dhe një i tretë i shënuar nga Myler që në minutën e 19 bënë që situata të ishte shumë e favorshme për ekipin e Nagelsman. Por goli i Kaminski në fundin e pjesës së parë e sidomos kartoni i kuq i Kimish në minutën e 54-të, i dhanë shpresë vendasve.

Megjithatë, Musiala hyri nga stoli dhe shënoi golin e 4-1 ndërsa në fund Svanberg shënoi për statistikë edhe golin e 4-2 për ekipin e tij.

Kështu, Bajerni u ngjit në kuotën e 40 pikëve, një më shumë se Union Berlin dhe 3 më shumë se Borusia Dortmund që janë ndjekësit më të afërt.

fffffffffg

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"