VIDEO/ Bajerni “argëtohet” me Frankfurtin, e gjitha vëmendja te “klasikja” me Borusian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 0:08

VIDEO/ Bajerni “argëtohet” me Frankfurtin, e gjitha vëmendja te “klasikja” me Borusian

Bajerni dëshmoi sërish se përse mbetet superfuqia absolute e futbollit gjerman. Djemtë e Hans Flik fituan bindshëm me rezultatin 5-2 ndaj Eintrahtit të Frankfurtit, ku 45 minutat e dyta rezultuan një spektakël i vërtetë.

MBYLLET

Pasi bavarezët shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes falë golave të Goretzkës dhe Mylerit, Levandovsko krijoi iluzionin se pjesa e mbetur e takimit do të ishte një formalitet duke thelluar rezultatin e takimit në 3-0, por miqtë u kundërpërgjigjën saktë brenda 3 minuta duke çuar rezultatin në 3-2 me Hintereger. Alfonso Dejvis ndalu vrullin e Frankfurtit duke shënuar dhe golin e katërt. Më pas ishte vetë autori i dopietës së Eintrahtit, Hintereger, i cili në përpjekje për të hequr topin ngatërrohet dhe e dërgon brenda në rrjetë.

Skuadra e Hans Flik po tregon formë të jashtëzakonshme edhe pas 2 muajsh ndërprerjeje të kampionatit prej koronavirusit. Pas 3 ditësh Bajerni do të zhvillojë një nga betejat më vendimtare të këtij sezoni me Borusia Dortmundin, skuadrën e cila e sfidon ta zbresë nga froni pas 7 vitesh dominim absolut.

FT: BAJERN MYNIH – EINTRAHT FRANKFURT 5-2
Goretzka 17′, Myler 41′ Levandovski 46′, Dejvis 61’/ Hintereger 52′, 55′, (ag) 74′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"