VIDEO/ Autogol qesharak në Kategorinë e Parë, shikoni çfarë bën portieri i Vorës në sfidën ndaj Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2022 | 21:07

VIDEO/ Autogol qesharak në Kategorinë e Parë, shikoni çfarë bën portieri i Vorës në sfidën ndaj Korabit

Një autogol qesharak u regjistrua në sfidën e Kategorisë së Parë mes Vorës dhe Korabit që përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës dibrane.

Vora

Bëhet fjalë për episodin e minutës së 43-të, teksa vorakët ishin duke udhëhequr me rezultatin 1-0, futbollisti Kevin Myslimi, kthehu një top mbrapa te portieri Gazmir Çepele, të cilit në mënyrë amatoresket i kaloi topit poshtë këmbës, duke përfunduar në rrjetë.

Një gol dhuratë ky për miqtë nga Peshkopia, që e mbyllën pjesën e parë në barazim 1-1. Në minutën e 70-të, Korabi realizoi edhe golin e fitores me Armend Murrjan.

Vlen të theksohet fakti, se autogoli qesharak i minutës së 43-të, është duke bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale, ku ka përfunduar në qendër të vëmendjes edhe në “Tik Tok”:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"