VIDEO/ Argjentina fiton edhe pa Mesin, kampionët e botës triumfojnë në miqësoren me El Salvador

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2024 | 13:31

VIDEO/ Argjentina fiton edhe pa Mesin, kampionët e botës triumfojnë në miqësoren me El Salvador

Argjentina ka mposhtur El Salvador në ndeshjen e vlefshme për miqësore. Kampionët e botës në fuqi kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. 

de576c0d-e5a8-4fbf-aa5a-f321949fde2d

Sfida u zhbllokua nga Romero në të 16-ën dhe në minutën e 42-të Enzo Fernandes dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë sfida u vulos në të 52-ën nga Lo Selso, mesfushori që luan tek Totenhemi. Me këtë triumf abicelestët tregojnë edhe njëherë që mund të fitojnë pa kapitenin e tyre, Lionel Mesi i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të luante.

Miqësorja mes Perusë dhe Nikaragua u mbyll me shifrat 2-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"