VIDEO/ Apolonia dhe Bylis barazim, Rraboshta supergol me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2016 | 15:58

VIDEO/ Apolonia dhe Bylis barazim, Rraboshta supergol me roveshatë

Apolonia dhe Bylis janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Takimi i vlefshëm për javën e 9 të Grupit të Jugut në Kategorinë e Parë u vendos nga golat e Rraboshtës dhe Broshkës.

rraboshta gol

Sulmuesi shkodran kaloi Bylisin në avantazh në minutën e 15-të me anë të një supergoli me roveshatë, por në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 64-t, ishte Broshka që barazoi shifrat duke vulosur kështu rezultatin përfundimtar në 1-1.

Pas këtij takimi, Apolonia ngjitet përkohësisht në vendin e 5-të me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Bylis mban vendin e 3-të me 13 pikë.

Renditja

Lushnja 23 pikë, Tomori 17, Bylis 13, Shkumbini 12, Apolonia 10, Pogradeci 10, Dinamo 10, Turbina 8, Sopoti 8, Elbasani 6.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"