“Vetëm kaq? Jeni të denjë për Ligën B, por…”, Braçe kërkesë kombëtares: Paratë që fituat jepini për fushën e ‘Air Albanias’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 20:45

“Vetëm kaq? Jeni të denjë për Ligën B, por…”, Braçe kërkesë kombëtares: Paratë që fituat jepini për fushën e ‘Air Albanias’

Zv/kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe mbajti qëndrim kritik ndaj skuadrës së Shqipërisë pas përfundimit të fushatës së Ligës së Kombeve duke u renditur në vendin e parë në Ligën C4. Mosarritja në fazën play-off të kompeticionit është parë si zhgënjim për zyrtarin e lartë të qeverisë, megjithatë, ai përgëzoi skuadrën duke shprehu besim se mund të shkojë më larg.
erion brace

Në fund, ai e mbylli mesazhin në rrjetet sociale që 1.1 milionë eurot e fituara nga sigurimi i vendit të parë skuadra t’i japë për rehabilitimin e fushës së “Air Albanias”, e cila është amortizuar për shkak të zhvillimit të shumë ndeshjeve gjatë vitit 2020 dhe mungesës së investimit nga FSHF-ja.

Mesazhi i zv/kryeministrit Erion Braçe për kombëtaren pas fitores me Bjellorusinë

VETEM KAQ?
BRAVO DERI KETU POR,
ME ZEMER NE DORE E MBI TE GJITHA PA DOMINIM, PER PASOJE EDHE PA PLAYOFF
QE ESHTE NJE SHKALLE ME LART SE KAQ!

DHE ISHIN TE GJITHE
ME TE DOBET SE NE, SE JU!

LIGA E RE ESHTE KREJT TJETER STANDARD;
ATY CDO BENI?

INDIVIDUALISHT-TEK E TEK JENI TE DENJE PER ATY;
POR ATY DUHET EKIPI,
AI QE MBRON, LUFTON E FITON NE CDO CENTIMETER!

JU KENI SHANSIN TE HAPNI
NJE CIKEL 10 VJECAR QE DUHET TE JETE SUPER,
PER JU, PER NE TIFOZET, PER SHQIPERINE;
RRITUNI BASHKE E ME FITORET!

vo: aaaa po, qe te mos harroj;
parate te cilet do rrjedhin nga fitorja e sotme-vendi i pare, kerkoni te mbeten ne kete fushe, aty, per ta bere njehere e mire nje fushe qe nuk pengon cilesine tuaj!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"