Vendosin golat e Muçit dhe Tucit, Shpresat e Alban Bushit triumfojnë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2020 | 23:17

Vendosin golat e Muçit dhe Tucit, Shpresat e Alban Bushit triumfojnë në miqësore

Pas Kombëtares së Edi Rejës, në fushë ditën e sotme për miqësore, ka zbritur edhe Kombëtarja e 21-vjeçarëve.

AKADEMIA E FUTBOLLIT-SHQIPERIA U-21

Shpresat e Alban Bushit kanë luajtur miqësore ditën e sotme me 19-vjeçarët e Akademia e Futbollit, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik, për kuqezinjtë shënuan sulmuesi i Tiranës, Ernest Muçi dhe sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit, Indrit Tuci.

Kjo miqësore u zhvillua në prag të dy sfidave të rëndësishme për kuqezinjtë e Bushit, që luajnë dy ndeshjet e fundit të eliminatoreve të Euro 2021, ndaj Kosovës më 13 nëntor dhe më 17 nëntor ndaj moshatarëve të Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"