Vendos Salihi, Skënderbeu merr tri pikët në startin e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2016 | 20:02

Vendos Salihi, Skënderbeu merr tri pikët në startin e kampionatit

Skënderbeu ka arritur të marrë tri pikët e para të sezonit duke mundur jo pa vështirësi 2-1 Flamurtarin në takimin e luajtur në Korçë. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Hamdi Salihi, i cili duket se është gati për një tjetër “Këpucë të Artë”.

salihi gol

Sulmuesi humbi një penallti në pjesën e parë, por pastaj gjeti dy herë rrugën e rrjetës, duke shënuar në secilin pjesë për t’i dhënë suksesin skuadrës së tij që nis në mënyrën më të mirë këtë sezon.

.

Capture

 

Minutë pas minute

90’+4’ Nuk ndodh asgjë në shtesë dhe vjen sinjalizimi i mbylljes së ndeshjes.

90’ Gjyqtari i katërt sinjalizon 4 minuta shtesë

90’ Xhejms humb një rast të shkëlqyer për të mbyllur ndeshjen. Pasim perfekt i Salihit që nxjerr nigerianin të vetëm para Halilit, por gjuajtja e tij mbi portierin kalon sipër traversës.

86’ Tani është Flamurtari që kërkon të imponojë ritmin, në kërkim të një barazimi të shpejtë.

83’ Salihi këtë radhë nuk gabon gjuajtjen e tij. Halili në njërën anë, topi në tjetrën. 2-1

82’ Tjetër penallti për Skënderbeun. Këtë radhë pasi Lukiç largon me dorë topin pas një harkimi të Fukuit. Protestojnë vlonjatët por Alla bën me shenjë nga pika e bardhë.

81’ Pas një goditje këndi, Bushiç nuk arrin topin me kokë, duke humbur një rast të mirë për të rrezikuar portën e Shehit.

80’ Vendimtar Mici i cili bën një ndërhyrje të saktë ndaj Shkodrës i cili po shkonte rrezikshëm drejt portës së Skënderbeut.

77’ Edhe Gavazaj në fushë, për t’u rreshtuar në të majtë, ku Latifi prej disa minutash është plotësisht në hije.

76’ Xhejms provon të nisë Fukuin drejt portës, por pasimi i tij është shumë i fortë për japonezin.

Capture

72’ Agostineli ndryshon skemë, hedh në fushë Xhejms për të rritur forcën goditëse të skuadrës. I lë vendin organizatori Serxhinjo.

71’ Mici, i cili del me shumë lehtësi përpara, nis një tjetër top në zonë nga e majta, por Fukui me kokë nuk arrin të çojë topin drejt portës.

70’ Ka rënë disi euforia e minutave të para të kësaj pjese nga korçaret. Flamurtari e ka më të lehtë të kontrollojë ofensivën e Skënderbeut.

68’ Ndeshja ndërpritet për dy minuta, për t’i ardhur në ndihmë Veliut i cili është goditur me top në fytyrë.

64’ Vjen një tjetër lëvizje e Maganit. Radoviç i lë vendin Galiç.

62’ Bushiç fiton goditjen e parë nga këndi për skuadrën e  tij, por ekzekutimi i Lukiç lë shumë për të dëshiruar.

60’ Tjetër goditje këndi e Radas që prodhon panik në prapavijën e miqve, por largon mbrojtja vlonjate.

55’ Shumë faulle nga të dy skuadrat që ulin ritmin, ndërsa ndeshja duket pak më e tensionuar se në pjesën e parë.

50’ Skënderbeu është i orientuar tërësisht drejt sulmit dhe ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Serxhinjo duket më i përfshirë në manovër sesa në pjesën e parë.

47’ Një tjetër rast i shkëlqyer për korçarët. Salihi shfaqet para portës, por nuk arrin të çojë topin në rrjetë me gjuajtjen e tij, sfera përfundon mbi traversë edhe pse i vetëm para Halilit.

46’ Pjesa e dytë fillon me një rast të shkëlqyer për Skënderbeun. Serxhinjo gjuan në hyrje të zonës, por shtylla shpëton Halilin, ndërsa më pas largon mbrojtja.

45’ +3’ Mbyllet pjesa e parë në Korçë.

45’ +3’ Berisha shpëton portën e Flamurtarit nga një gol i sigurt. Fukui merr fundoren në të djathtë dhe nis topin në qendër, por mbrojtësi largon rrezikun me një ndërhyrje vendimtare me kokë.

45′ Jepen 3 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve në fillimin e ndeshjes.

42’ Vjen barazimi i papritur i Flamurtarit. Donjet Shkodra gjuan nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë pasi prek shtyllën në të djathtë të Shehit. 1-1.

41’ Latifi provon të gjejë në zonë Salihin me nëj harkim nga e majta, por Halili kontrollon qetësisht në shtyllën e dytë.

40’ Shumë qarkullim topi nga korçarët të cilët nuk u lënë asnjë mundësi vlonjatëve për të rrezikuar portën e Shehit, pasi miqtë e kanë të vështirë t’i afrohen zonës së rreptësisë.

34’ Loja e korçareve duket më e përqendruar në krahun e djathtë me Fukuin, ndërsa në anën tjetër të fushës, më i rrezikshëm me harkimet e tij shfaqet Mici.

32′ Ritmi i lojës ka rënë disi pas avantazhit të Skënderbeut, që tashmë është më i qetë. Ndërkaq, nuk mungojnë faullet sidomos në mesfushë dhe ato më shumë ritmin e manovrës së dy ekipeve.

29’ Aksion qendror i Latifit, i cili rrotullohet dhe gjuan drejt portës, por topi devijohet në goditje këndi.

Capture

25’ Ndryshon shpejt situata. Harkim perfekt nga e majta i Micit në qendër të zonës ku Salihi me kokë gjuan në mënyrë perfektë duke realizuar golin e avantazhit 1-0.

24’ Në krahun tjetër, një pasim mbrapa i mbrojtjes korçare mund t’i kushtonte shtrenjtë Skënderbeut, pasi një devijim i një sulmuesi vlonjat mundtë kthente topin në rrjetë.

24’ Goditje nga këndi e Skënderbeut, ekzekuton Radas. Topi mbetet në qendër të zonës, largon me vështirësi mbrojtja vlonjate.

21’ Telushi bën provë një nga gjuajtjet e tij të zakonshme nga distanca, por këtë radhë nuk shqetëson Shehin

17’ Salihi gjuan por Halili pret gjuajtjen e lehtë të sulmuesit.

16’ 11-metërsh për Skënderbeun. Pas një aksioni të gjatë të Skënderbeut, Dushku shkakton faull ndaj Micit. Alla nuk ka dyshim dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

13’ Ritmi i lojës është i ulët, me skuadrat që janë të vëmendshme në prapavije, mungojnë gjuajtjet në kuadrat.

14224741_1116025455101841_8494674249478409504_n

8’ Jashanica hyn në lojë në vend të mbrojtësit që transportohet me ambulancë drejt spitalit të Korçës.

6’ Përplasje e rrezikshëm kokë më kokë mes Bushicc dhe Osmanit, kërkohet ndërhyrja e ambulancës për mbrojtësin korçar.

4’ Gjuajtja e parë e rrezikshme e ndeshjes i përket Skënderbeut. Mici gjuan me të majtën, topi përfundon mbi traversën e portës së Halilit.

1’ Fillon në sulm Skënderbeu, me Salihin e Berishën që kërkojnë të përfitojnë në çdo moment.

0’ Topin e parë në mënyrë simbolike e gjuan legjenda e kësaj skuadre, Dhimitraq Dembo

ujqerit

Skënderbeu-Flamurtari 2-1

25′, 83′ (p) Salihi / 42′ Shkodra

Skënderbeu: Shehi, Mici, Osmani (8′ Jashanica), Radas, Vangjeli, Latifi (77′ Gavazaj), Lilaj, Orelesi, Fukui, Serxhinjo (72′ Xhejms), Salihi.

Trajner:  A. Agostineli

Flamurtari: Halili, Lukiç, Berisha, Veliu, Rniç, Telushi, Radoviç (64′ Galiç), Zeqiri, Shkodra (90′ Hoxha), Dushku (46′ Shehaj), Bushiç.

Tr: G. Magani

KV: Dushku, Radoviç, Galiç

Gjyqtar: L. Alla

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"