VENDIMET/ Komisioni i Disiplinës gjobit 3 klube të Superiores, e pëson edhe Gjici! Sa shumë pezullime tek inferiorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2024 | 23:22

VENDIMET/ Komisioni i Disiplinës gjobit 3 klube të Superiores, e pëson edhe Gjici! Sa shumë pezullime tek inferiorët

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar. Tirana dhe Partizani janë gjobitur për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve, të cilët ndezën flakadanë në derbin e kryeqytetit. 

MixCollage-03-May-2024-10-35-PM-5742-1

Gjobë edhe për Egnatian. Me 100 mijë lekë është gjobitur klubi rrogozhinas për hedhje të sendeve në fushë nga tifozët në takimin e humbur 0-1 kundër Vllaznisë. 

Ndërkohë tetë ndeshje pezullim e ka pësuar zyrtari i Kukësit Eronaldo Gjici, për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes përballë Teutës.  Nuk mungojnë gjobat dhe dënimet edhe në kategoritë inferiore.  

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS 

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 

KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 

Zyrtari i FK Kukësi, Eronaldo Gjici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, duke shkelur dispozitat e Kodit të Disiplinës dhe Etikes, gjatë kohës që ishte i dënuar me masë disiplinore, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

KF Korabi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%. 

AF Luftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%. 

Zyrtari i AF Luftëtari, Arben Coni, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Lojtari i KF Pogradeci, Ernest Shkullaku, për sjellje fyese që cenon reputacionin e futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve në veprimtarinë e saj, në bazë të nenit 13 të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Zyrtari i KF Delvina, Markelian Alinani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Lojtari i KF Delvina, Donou Jules Kadnel, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Lojtari i Labëria FC, Redi Kaçanolli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Lojtari i FK Bylis, Ergi Hodo, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. 

Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Hazir Bucpapaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

KF Erzeni U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kundër Labëria FC U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

KF Laçi U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. 

Zyrtari i KF Laçi U-15, Kastriot Ivanaj, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti. 

Flamurtari FC U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder Atletik Klub U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

Zyrtari i Albanet U-19, Xhek Alushi, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 

AS Himara, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Gramozi, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

AP Dinamo Junior D, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Akademia e Futbollit U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

Atletik Tirana A, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Academy U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

AF Kampionët A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Rinia EL C, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%. 

Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me braktisjen e ndeshjes midis Akademia e Futbollit U-17 kundër FK Apolonia U-17. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"