De Zerbi parakalon Fonsekën, orë vendimtare për trajnerin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2024 | 19:31

De Zerbi parakalon Fonsekën, orë vendimtare për trajnerin e Milanit

Paulo Fonseka pas refuzimit të rinovimit që iu ofrua nga Lila, ka vënë në pritje edhe Olimpikun e Marsejës që e dëshiron në pankinën për sezonin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur “L’Equipe” që sugjeron se ai pret vetëm kuqezinjtë.

de zerbi

Edhe burime nga Italia konfirmojnë faktin se portugezi është shumë pranë akordit me Milanin për tre sezonet e ardhshme. Përvoja e tij me Romën ndoshta nuk ka qenë fort mbresëlënëse, por është një njohuri e Serisë A që i shërben për CV-në e tij ndërkombëtare që është aspekti i preferuar mbi të cilin janë fokusuar drejtuesit e “Djallit” për ta vendosur në krye të listës së dëshirave. Në fakt, emri i Fonsekës ka ngjallur të tjera pakënaqësi tek tifozët të cilët nuk e dëshirojnë. Pista alternativa, por jo më pak e kuotuar është ajo që çon te Roberto de Zerbi. I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Milanit, ai gjithmonë e ka deklaruar hapur pasionin e tij si milanist.

Milani po bën lëvizje konkrete për të sjellë në stol Roberto De Zerbin. Në orët e fundit ka pasur kontakte mes palëve për të kuptuar fizibilitetin e operacionit pasi 44 vjeçari është shkarkuar nga Brajtoni. Gjithsesi, klauzola e “famshme” e ndërprerjes së kontratës së tij ende ekziston, edhe pse në shumë më të vogël se 15 milionë euro. Pas këtyre dy emrave, në sfond, qëndron akoma emri i Mark van Bomelit që do ta mirëpriste rikthimin te kuqezinjtë si trajner pasi e ka bërë diçka të tillë si futbollist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"