Vendim surprizues, Rraman Hallaçi largohet nga Iliria pas triumfit ndaj Murlanit: Nuk mund të vazhdoj, për një arsye…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2024 | 22:53

Vendim surprizues, Rraman Hallaçi largohet nga Iliria pas triumfit ndaj Murlanit: Nuk mund të vazhdoj, për një arsye…

Vendim surprizë, Rraman Hallaçi nuk do të jetë më pjesë e Ilirisë së Fushë-Krujës. Trajneri kuksian ka vendosur të ndërpresë aventurën më klubin e Kategorisë së Dytë, për një arsye personale.  

Screenshot_1-25

Lajmi është konfirmuar nga vetë Hallaçi, nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Kujtojmë që ky vendim ka ardhur pas triumfit që Iliria regjistroi ditën e sotme ndaj Murlanit me shifrat 3-1. 

“Për një arsye timen personale, nuk mund të vazhdoj të kontribuoj me ndihmën time në skuadrën e Ilirisë. I uroj suksese lojtarëve, drejtuesve dhe tifozëve”, shkruan Hallaçi.  

hallaci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"