Vendim i papritur, Shevçenko largohet nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës pas 5 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 14:12


Vendim i papritur, Shevçenko largohet nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës pas 5 vitesh

Vendim i papritur! Legjenda Andrij Shevçenko, nuk do të jetë më trajner i Ukrainës. Lajmi është konfirmuar nga vetë 44-vjeçari nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Sheva i ka dhënë fund kështu aventurës së drejtimit të kombëtares së shtetit të tij, teksa me shumë gjasa do të drejtojë ndonjë klub.

Sheva

Ish-ylli i Milanit ka falënderuar ukrainasit për mbështetjen e tyre. Kujtojmë që Shevçenko ishte trajner i Ukrainës që nga viti 2016.

NJOFTIMI ZYRTAR I SHEVÇENKOS: 

Sot, kontrata ime me Federatën e Futbollit të Ukrainës përfundoi. Kam kaluar pesë vjet me ekipin kombëtar. Ishte punë e vështirë që vërtetoi se ne jemi të aftë të luajmë futboll modern. I jam mirënjohës presidentit dhe komitetit ekzekutiv të UAF për mundësinë për të punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës. Unë jam mirënjohës për çdo lojtar, çdo person që ndihmoi dhe u përfshi në ekip.

Shumë faleminderit të gjithë fansave për mbështetjen dhe kritikat e tyre. Së bashku, ne arritëm të tregojmë se futbolli ynë mund të jetë konkurrues, produktiv dhe emocionues, me besim në Ukrainë.

PANORAMASPORT.AL



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/