VIDEO/ Uzuni “flakë” në Kroaci, sulmuesi i Shqipërisë “dashurohet” me golat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 0:22

VIDEO/ Uzuni “flakë” në Kroaci, sulmuesi i Shqipërisë “dashurohet” me golat

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni gjeti sërish rrugën drejt rrjetës ditën e sotme në ndeshjen kundër Slaven Belpuos në kuadër të javës së 25-ë të kampionatit kroat. bandicam 2020-03-03 20-10-35-090

24-vjeçari realizoi golin e parë në triumfin 3-0 ndaj Slaven Belupos. Ish-lojtari i Laçit  shënoi në minutën e 59-të të takimit. Uzuni tejkalon veten nga sezoni i kaluar me Lokomotivën e Zagrebit, ku ka realizuar deri tani 9 gola, kurse sezonin e kaluar e mbylli me vetëm 8 gola.

Lokomotiva e Zagrebit renditet në vendin e tretë me 43 pikë duke hedhur kandidaturën për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve. Kontributi i Uzunit dhe futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lokomotiva e Zagrebit është rritur ndjeshëm këtë sezon.

Uzuni është një ndër të besuarit e Edi Rejës te ekipi kombëtar dhe këto paraqitje të mira nxisin trajnerin e kombëtares shqiptare për ta aktivizuar dhe më shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"