Uejn Runi largohet nga Anglia dhe firmos me ish-klubin e Salihit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2018 | 15:44

Uejn Runi largohet nga Anglia dhe firmos me ish-klubin e Salihit

Pas një jete të gjatë në Angli, Uejn Runi vendos që ta mbyllë karrierën në SHBA. Djaloshi nga Liverpuli, pasi u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë, Evertoni, ka vendosur që në fund të sezonit të ndryshojë faqe, pas një sezoni me më shumë pika të ulëta sesa të larta.

runi

Destinacioni i radhës së bomberit më të mirë në historinë e Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze është D.C Junajtid, ish-klubi i Hamdi Salihit në MLS. Akordi është arritur në parim për 12 milionë sterlina dhe 32-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në vitin 2020. Transferimi në klubin e Erik Tohirit do të konfirmohet në 10 korrik, kur të hapet merkatoja e mesit të sezonit në MLS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"