Udhëzimet/ Penalltitë në shishen e Pikfordit, si do të godisnin italianët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2021 | 16:40

Udhëzimet/ Penalltitë në shishen e Pikfordit, si do të godisnin italianët

Portieri i Anglisë, Xhordan Pikford, përsëriti trukun e shënimit të ekzekutuesve të penalltisë së Italisë në shishen e tij të ujit në finalen e “Euro 2020” në “Wembley”. Numri 1 i Evertonit, i cili e bëri një gjë të tillë edhe në Botërorin e Rusisë në 2018 kundër Kolumbisë, këtë herë nuk pati fat, pavarësisht se priti dy nga penalltitë e italianëve (Belotit dhe Zhorzhinjos).

pik

Në listën me udhëzimet e stafit të Anglisë për Pikfordin, lexohet vetëm një pjesë e shënimeve që i është ngjitur në shishen e ujit: “Florenci (hidhu djathtas), Raspadori (hidhu majtas), Toloi (hidhu djathtas), Kristante (hidhu djathtas), Açerbi (hidhu majtas), Bastoni (hidhu djathtas) dhe Donaruma (hidhu djathtas”), pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk goditi penallti. Pikford paralajmërohet gjithashtu që të bëjë kujdes nga kërcimi që bën Zhorzhinjo në momentin që ekzekuton penalltinë.

Pikford do të ishte edhe vetë një ekzekutues penalltie. Ai do të godiste penalltinë e 6-të, pas Bukajo Sakës, por nuk e pati këtë falshme. Unë e di se disa prej këtyre fyerjeve kanë ardhur nga jashtë dhe njerëzit që merren me këtë punë mund ta shpjegojnë. Kombëtarja i përfaqëson të gjithë dhe ky unitet duhet të vazhdojë. Ne e kemi treguar forcën e vendit tonë kur jemi të bashkuar”. mundësi pasi sulmuesi i Arsenalit gaboi. Pas portierit, në listë ishte edhe mesfushori Kalvin Filips.

pikford

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, u kritikua shumë për përzgjedhjen e ekzekutuesve të 11-metërshave të skuadrës së tij, ku aktivizoi dy lojtarë në fund të ndeshjes (Rashford dhe Sanço) për këtë qëllim dhe që të dy ata u treguan të pasaktë. Ai e mori vetë përgjegjësinë për përzgjedhjen e emrave të penalltive, duke thënë se ishte programuar që përpara ndeshjes se kush do të shfaqej në pikën e bardhë në rast se finalja do të përfundonte barazim.

Shumë lojtarë me eksperiencë si Sterling, Shou apo Grilish, u kritikuan përse nuk morën guximin për të goditur një penallti kundër Italisë dhe përse iu la një 19-vjeçari pa përvojë si Bukajo Saka penalltia e pestë, por Sauthgejt i mbrojti, duke thënë se ekzekutuesit i kishte zgjedhur ai. Grilish, kapiteni i Aston Vilës, u kritikua nga Roi Kin përse nuk u shfaq përpara Sakës, por fantazisti 25-vjeçar iu përgjigj ishkapitenit të Junajtidit se ai do ta kishte marrë me dëshirë përsipër ekzekutimin e penalltisë nëse trajneri do t’ia kishte kërkuar. “Unë doja të godisja, – shpjegoi Grilish. – Trajneri mori vendime të mira gjatë Europianit dhe kështu bëri edhe kundër Italisë, por mos thoni se unë nuk doja që të godisja”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"