U transferua te Milani në verë, mbrojtësi pritet të largohet nga kuqezinjtë në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 14:11

U transferua te Milani në verë, mbrojtësi pritet të largohet nga kuqezinjtë në janar

Pierr Kalulu u bashkua me Milanin në merkaton e verës, teksa u afrua nga skuadra e Lionit me parametër zero.

Eg-nsVdXcAA2Zjo

Mbrojtësi i djathtë e ka pasur të pamundur të gjejë hapësira te Milani në këtë fillim sezonin, kjo edhe për shkak të formës së mirë që po kalon Kalabri, por edhe Dalot, që gjithashtu u afrua në verë.

Në këtë situatë, sipas asaj që raporton “Calciomercato”, drejtuesit kuqezi po mendojnë ta huazojnë në një skuadër tjetër në janar, në mënyrë që ai të ketë më shumë hapësira dhe të përshtatet më mirë.

Janë disa skuadra që e ndjekin futbollin 20-vjeçar dhe mundësitë që në janar ta shikojmë në një ekip tjetër janë të mëdha. Në miqësoret e Milanit, Kalulu u aktivizua në disa ndeshje, teksa ia doli edhe të shënojë, por me fillimin e kampionatit situata ka ndryshuar.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"