U shpallën kampionë me Skënderbeun, Partizani akord me 2 futbollistë cilësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 18:30

U shpallën kampionë me Skënderbeun, Partizani akord me 2 futbollistë cilësorë

Partizani për momentin e ka të bllokuar merkaton, por në kampin e kuq të gjithë besojnë se nga mesi i gushtit KAS-i i Lozanës do t’ua heqë këtë bllokadë.

DAJA RAMA

Ndaj, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me disa futbollistë, për përforcimin e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja. Sipas asaj që është raportuar më herët, mësohet se të kuqtë e kanë mbyllur me ish-mesfushorin e Kombëtares, Sabien Lilaj, që vjen si lojtar i lirë te Partizani.

Lilaj-feston

Gjithashtu, në rrugë të mbarë shikohet edhe afrimi i Gledi Micit, që pritet të plotësojë largimin e Lorenc Trashit. Më herët janë lakuar edhe emra të tjerë, por gjithçka varet se kur do të zhbllokohet merkatoja.

MICI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"