U shënoi vjet izraelitëve, tifozët e Hapoelit i frikësohen Nuabuezes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 11:02

U shënoi vjet izraelitëve, tifozët e Hapoelit i frikësohen Nuabuezes

Hapoel Ber Sheva është akomoduar në kryeqytet dhe gjatë pasdites së djeshme ka kryer seancën e fundit stërvitore, pikërisht në stadiumin ku do të luhet ndeshja, “Elbasan Arena”.
426311
Nga komentet që kanë lënë tifozët në faqen zyrtare të klubit izraelit, del qartë se frika e tyre më e madhe mbetet sulmuesi Kirian Nuabueze, i cili i ka shënuar Hapoel Ber Shevës vjet, kur ekipet u përballën në Ligën e Europës. Madje, ata u kanë bërë thirrje lojtarëve të tyre që të kenë në vëzhgim sulmuesin Nuabueze, i cili vjet i shënoi skuadrës izraelite në takimin e parë që u luajt në Laç dhe përfundoi në barazim 1-1. Ky ishte edhe goli i parë për sulmuesin nigerian me fanellën e Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"