U përfol gjatë në media, zbulohet arsyeja e ndarjes së modeles së famshme me basketbollistin e NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2022 | 14:27


U përfol gjatë në media, zbulohet arsyeja e ndarjes së modeles së famshme me basketbollistin e NBA

Ndonjëherë diçka jo serioze por e përsëritur mund të çojë në fundin e një marrëdhënie.

Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner dhe Devin Booker së fundmi i kanë dhënë fund romancës së tyre . Sa i përket arsyes së ndarjes së çiftit, të shumta kanë qenë aludimet. Një burim për E!News disa ditë më parë u shpreh se ka qenë modelja që i ka kërkuar kohë basketbollistit. Ndonëse ato duhen, stilet e ndryshme të jetës i pengojnë të jenë bashkë.

Së fundmi një tjetër burim për “PageSix” është shprehur se në fakt arsyeja e vërtetë është karriera. Dyshja kanë zgjedhur angazhimet personale që iu marrin shumë kohë, përpara njëri-tjetrit.

“Edhe pse kujdesen akoma për njëri-tjetrin, Devin nuk do t’i propozonte martesë Kendall, pasi prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj,”-tregon burimi.

Dy ditë më parë Kendall Jenner dukej e dëshpëruar teksa u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles, mes pretendimeve se ajo është ndarë nga i dashuri Devin Booker pas dy vitesh së bashku.

Ylli i Kardashians nuk arriti të buzëqeshte teksa doli nga një studio në Calabasas. Kendall kishte veshur një palë xhinse blu të errët, kanotiere të verdhë dhe sandale të zeza.

PANORAMASPORT.AL